Dua Lipa uron 28 Nëntorin me vargjet e himnit kombëtar
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ndër figurat e para që ka uruar ditën e pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, këngëtarja ka uruar festën e shqiptarëve me vargjet e himnit kombëtar.
Krahas vargjeve të himnit të shenjtë, ajo gjithashtu publikoi një fotografi të flamurit kuq e zi me shqiponjën dy krenare.
Dua Lipa, e cila me talentin e saj në muzikë ka arritur të shtrijë ndikimin e saj në botë, është një promovuese e zëshme e Shqipërisë dhe Kosovës.
Në paraqitjet e saj të shumta publike, ajo nuk ka hezituar që të flasë për prejardhjen e saj shqiptare e të promovojë trashëgiminë shqiptare.