UBT

Vizitojnë vendlindjen e shokëve të tyre shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

12 të rinj nga Gjermania dhe Zvicra kanë qëndruar 6 ditë në Kosovë ku kanë vizituar, mes tjerash Prekazin dhe Kosharen dhe janë takuar me të rinj të të gjitha nacionaliteteve.

Në hapësirën për ekspozita të ndërtesës së Këshillit të Komunës së Laufenburgut, (Gjermani) është hapur një ekspozitë me fotografi, e titulluar “Laufenburg goes Balkan”. Ekspozita pasqyron një aktivitet ndërkulturor Gjermani-Zvicër-Kosovë, të zhvilluar gjatë tetorit të vitit të kaluar.

Fotografitë dhe tekstet e prezantuara dokumentojnë udhëtimin shumë mbresëlënës që organizata rinore “Jugendarbeit Laufenburg” e kishte zhvilluar nëpër Kosovë. Organizata në fjalë në atë udhëtim ishte bashkë me të rinjtë matanë kufirit, gjegjësisht nga regjioni Fricktal i kantonit Aargau, në Zvicër.

Fundamenti

Gjithsej 12 të rinj kanë qëndruar 6 ditë në Kosovë ku kanë vizituar shumë vende me rëndësi historike, mes tjerash Prekazin dhe Kosharen, si dhe janë takuar me të rinj të të gjitha nacionaliteteve atje.

Ideja për udhëtimin në fjalë kishte lindur nga fakti se qendra rinore në Laufenburg frekuentohet nga një numër i madh shqiptarësh, të cilët i kishin bërë kureshtarë moshatarët e tyre gjermanë dhe zviceranë për të vizituar atdheun e të parëve të tyre.(albinfo)