UBT

Vizitojnë Kalanë e Pograxhës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën përkujdesjen e Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport ka vazhduar sot realizimi i agjendës së Javës së Rinisë në Gjilan.

Të rinjtë gjilanas të moshave të ndryshme kanë vizituar Kalanë e Pograxhës të shoqëruara nga Veton Nevzadi, drejtor i Drejtoratit për Rini, Kulturë dhe Sport, Artan Hoxha drejtor i QRTK-së dhe Mensur Morina e Ardit Ajvazi udhëheqës të KVRL-së.

Gjatë kësaj vizite Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, bëri një prezantim të gjendjes dhe të gjeturave në Kalanë e Pograxhës të bëra me profesionalizëm nga Sherafedin Kadriu, punëtor i kësaj qendre, i cili me këtë rast shfrytëzoj mundësinë që ti inkurajoj të rinjtë që të përzgjedhin profesionin e arkeologut duke pasë parasyshë se në Komunën e Gjilanit nuk ka asnjë profesionist arkeolog dhe komuna ka nevojë për profesionistë të tillë.

Mobi Casa

Veton Nevzadi, drejtor i D.R.K.S me këtë rast i falënderoj të rinjtë për interesimin e treguar për vlerat kulturore të Komunës së Gjilanit, duke vlerësuar së trashëgimia kulturore e komunës është pasqyrë e vlerave dhe nivelit kulturor të Gjilanit dhe të Kosovës .

Nevzadi me këtë rast njoftoi të rinjtë për iniciativën e kryetarit të komunës Qemajl Mustafa për themelimin e Muzeut Rajonal të Gjilanit, pasiqë tashmë një komision profesional i caktuar nga kryetari Mustafa po përgatit projekt propozimin për Muzeun Rajonal të Gjilanit, i cili do të paraqitet shpejtë para Kuvendit të Komunës.

Gjatë kësaj vizitë së bashku me të rinjtë ishin edhe përfaqësues të KFOR-it amerikan./rajonipress/