ARKATANA

Vizitë e frytshme në Berlin e “Yjeve të Kosovës”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shoqata “Yjet e Kosovës” në Emmendigen vlerësohet si një shembull veçanërisht aktiv dhe i suksesshëm i punës për integrim.

Në pritjen për nderë të përvjetorit të gjashtë të pavarësisë së Kosovës, në Berlin, ka marrë pjesë edhe një delegacion i shoqatës “Yjet e Kosovës” (Die SterneKosovas) nga Emmendigeni. Me ndërmjetësimin e deputetit nacional të CDU-së nga regjioni, Peter Weiss, në manifestimin e mbajtur në kryeqytet, të thirrur nga ambasadori Skender Xhakaliu, kanë marrë pjesë edhe Tahir Shabani, Zyhraje Krasniqi dhe Brahim Shabani nga shoqata e përmendur.

Ambasadori me këtë rast ka vlerësuar lartë edhe angazhimin e madh të kosovarëve që jetojnë në Gjermani, të cilët atdheun e tyre e kanë mbështetur fuqishëm financiarisht.

Shoqata “Yjet e Kosovës” në Emmendigen vlerësohet si një shembull veçanërisht aktiv dhe i suksesshëm i punës për integrim. Në një intervistë për televizionin kosovar që dha deputeti Peter Weiss në kuadrin e pritjes, bëri fjalë lidhur me bashkëpunimin me shoqatën nga Emmendingeni, shkruan “Südkurier”.

Mobi Casa

Pritja në ambasadë, për delegacionin e vogël të “Yjeve të Kosovës” ishte rast i mirë për takim dhe bashkëbisedim me një numër të madh parlamentarësh, gazetarësh dhe diplomatësh.

Duke përfituar nga vizita në Berlin, delegacioni ka pasur po ashtu rastin të ndjekë punimet e Parlamentit (Bundestagut) Gjerman dhe të bashkëbisedojë me deputetë të këtij parlamenti.

Mysafirët nga Emmendingeni kanë vizituar edhe selinë qendrore të CDU-së, pastaj Ministrinë e Punës, përkujtimoren e Murit të Berlinit si dhe një ekspozitë në monumentin e Holokaustit./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.