Vizita e Vuçiqit në Kosovë, provokim

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot do ta vizitojë Kosovën dhe do të qëndrojë në disa komuna me shumicë serbe. Këtë vizitë Qeverisë e Kosovës nuk po e konsideron problematike përderisa thotë se është e njoftuar për ardhjen e tij.
Kryeministri Mustafa për çështjen e vizitës së homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë ka thënë se nuk e sheh si problem.
“Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë lejen që të vijë në Kosovë dhe kjo për mua nuk paraqet asnjë problem”, ka thënë Mustafa.
Një gjë të tillë po e mbështet edhe këshilltari i tij Bajram Gecaj. Ky i fundit në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se asnjë zyrtar serb nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës pa lejen e Qeverisë./zeri/