Uji Dea

Vitia vazhdon me aksionin e pastrimit, largohen mbeturinat përgjatë rrugës Viti-Pozheran

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Të premtën në rrugën Viti-Pozheran është zhvilluar një aksion i pastrimit dhe largimit të mbeturinave të hedhura për gjatë të kësaj rruge. Sipas Ajet Sallahut, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ky aktivitet i pastrimit është vazhdim i aksionit tre javor të pastrimit që zhvillohet çdo vit nga komuna e Vitisë në muajin prill dhe atë në përkujdesjen e kryetarit Sokol Haliti.

“Po vazhdojmë me aksionin e pastrimit që kemi nisur dje. Ky aksion i pastrimit do të zhvillohet pothuajse në të gjitha lokalitet e komunës sonë. Ndërkaq sot kemi bërë pastrimin dhe largimin e mbeturinave përgjatë rrugës që lidhë Vitinë me Pozheranin”u shpreh drejtori Sallahu.

FITORJA

Ai bëri me dije se aksione të tilla do të zhvillohen rregullisht deri me 22 prill dhe i falënderoj të gjithë ata që ju kanë bashkuar këtij aksioni i cili sipas tij ka për qëllim krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi sa më të pastër për të gjithë qytetarët e kësaj komune.

Përndryshe sot Dega e Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti, në të gjitha xhamitë e kësaj komune përmes një ligjërate ka folur për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.