Hidromorava

Përfaqësuesit e CNVP-së dhe Agrar Plus prezantuan rezultatet e fizibilitetit për ngrohjen e qytetit me biomase

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës “CNVP” dhe konsulentë austriakë nga Agrar Plus, të cilët kanë paraqitur detaje mbi mundësitë e investimeve në fushën e ngrohjes me biomasë, duke prezantuar planin e fizibilitetit që parashihet në faza të ndryshme.

Kryetari i komunës, Sokol Haliti, dhe Egzon Tahirukaj nga CNVP, së bashku me ekspertët austriakë, diskutuan mbi mënyrat e përdorimit të biomasës si burim të qëndrueshëm energjie për ngrohje, duke theksuar përfitimet mjedisore dhe ekonomike që do të sjellin për Vitinë.

Në këtë prezantim, përfaqësuesit e CNVP-së dhe AgrarPlus theksuan rëndësinë e shfrytëzimit të energjisë nga biomasa, duke përmendur përfitimet e saj të dukshme në uljen e faturës për ngrohje dhe në ruajtjen e ambientit.

Ata prezantuan mundësinë që kjo energji e ripërtërishme të kontribuoni në një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm, duke zvogëluar varësinë nga burimet e energjisë fosile dhe duke ndihmuar në mbrojtjen e pyjeve dhe natyrës.

Uji Dea

Për Kryetarin Haliti, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shfrytëzuar burimet e energjisë në komunën e Vitisë.

Ai tha se duhet të shikohen mundësitë e përdorimit të energjisë diellore dhe energjisë nga ujërat termale, si dhe mundësinë e kombinimit të këtyre burimeve me biomasen.

Ai shprehu angazhimin e tij për të mbështetur këtë projekt, i cili do të sjellë një rritje të cilësisë së jetës për qytetarët dhe do të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit.

Ky projekt i ngrohjes me biomasë parashikon jo vetëm rritjen e efikasitetit të energjisë, por gjithashtu një ulje të përdorimit të masës drusore për ngrohje, duke kontribuar në mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit në përgjithësi./rajonipress/