Vitia shembull studimi i qeverisjes komunale
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Sadete Tërrnava Osmanin nga Zyra rajonale e OSBE-së në Gjilan.
Temë bisedimi në këtë takim ishte organizimi i trajnimit që do mbahet më 26 dhe 27 mars me temë “Qeverisja komunale”. Zyrtarja e OSBE-së Sahadete Tërrnava Osmani, duke bërë të ditur rreth organizimit të këtij trajnimi, theksoi se Vitia do të merret si rast studimi i qeverisjes komunale.
Nga ana tjetër, Haliti, ka falënderuar Zyrën e OSBE-së, për bashkëpunim tejet të mirë dhe mbështetje të vazhdueshme./rajonipress/