Uji Dea

Vitia pret të ndërtojë një hidrocentral në Binçë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Në mbledhjen e sotme të këshillit të drejtorëve të komunës së Vitisë janë shqyrtuar propozim rregullorja për punën e Kuvendit të Komunës së Vitisë, propozim rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores mbi transparencën si dhe dhënia e pëlqimit për ndërtimin e një mini hidrocentrali në Binçë të Vitisë me kapacitet prej 0.6 më.

Këshilli i drejtorëve të komunës së Vitisë nën kryesimin e zv. Kryetarit të kësaj komune Hasan Aliu ka diskutuar dhe shqyrtuar sot propozim rregulloren për punën e Kuvendit Komunal të Vitisë, Propozim rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores për transparencë si dhe dhënia e pëlqimit për ndërtimin e një mini hidrocentrali në Binçë me kapacitet prej 0.6 më.

UBT

Pas shqyrtimit të këtyre pikave ku janë dhënë sugjerimet, plotësimit dhe vërejtjet nga ana e këtij këshilli është vendosur që këto pika të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në Komitetin për Politikë dhe Financa./rajonipress/