Eko Higjiena

Vitia po finalizon Planin Zhvillimor Komunal dhe po punon në përgatitjen e hartave zonale për qytetin e Vitisë dhe Pozheranin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sot me ftesën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është mbajtur një takim me grupin për përgatitjen e Hartave Zonale. Me këtë rast u bë me dije se komuna e Vitisë, në bashkëpunim me Kolegjin UBT- Prishtinë, ka finalizuar Propozim Planin Zhvillimor Komunal, i cili më pas do të ndjek të gjitha procedurat ligjore si: marrja e pëlqimit nga ministria përkatëse që të dal në shqyrtim publik, aprovimit në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe konfirmimit të ligjshmërisë së saj nga niveli qendror.

Gjatë këtij takimi Haliti, tha se falë kësaj pune po krijohen dokumente të rëndësishme për komunën e Vitisë. “Me hartimin dhe finalizimin e Planit të ri Zhvillimor Komunal dhe të Hartave Zonale, po krijohen dokumente shumë të rëndësishme të cilët do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e komunës sonë. Kjo pasi që kemi shumë investitor të cilët janë të gatshëm të investojnë në komunën tonë”, u shpreh Haliti.

Hidromorava

Ndërkaq gjatë këtij takimi përfaqësuesit e grupit për hartimin e hartave zonale kanë dalë me propozime konkrete për hartat zonale në qytetin e Vitisë dhe në Pozheran. Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Kolegji UBT-Prishtinë, në krye me z. Edmond Hajrizi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.