FIDANISHTJA

Vitia pjesë e rindërtimit e kadastrit në tri zona kadastrale

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka mirëpritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), Avni Ahmeti, për të diskutuar hapat konkretë drejt rregullimit të pronësisë në këtë komunë.

Gjatë takimit u prezantua projekti për Rindërtimin e Kadastrit në Viti, i cili synon trajtimin e çështjeve komplekse pronësore-juridike, si dhe harmonizimin e mospërputhjeve ndërmjet gjendjes faktike në terren dhe të dhënave në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronat e Paluajtshme.

Uji Dea

Ky projekt përfshin zonat kadastrale Tërpezë, Radivojcë dhe Sadovinë e Çerkezëve, me qëllim përmirësimin e saktësisë së të dhënave dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët.

Me këtë rast, zv. kryetari Aliu shprehu gatishmërinë e plotë të Komunës së Vitisë për të bashkëpunuar ngushtë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, i cili pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e çështjeve pronësore në zonat e përfshira./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.