UBT

Vitia përfituese e projekteve 3 vjeçare të Fondacionit Kosovë – Luksemburg

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues të Fondacionit Kosovë Luksemburg (FKL), në krye me Fisnik Beqirin. Gjatë këtij takimi u bë me dije se FKL, ka vlerësuar se bashkëpunimi shumë i mirë me Vitinë është shkaku kryesor që ata kanë vendosur që ajo të përfshihet në projektet e saj tre vjeçare.

“Bashkëpunimi fenomenal me komunën e Vitisë është shkaku kryesor që ne dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin në projektet tona 3 vjeçar “, u shpreh Beqiri.

Ndërkaq, Haliti, falënderoj ata për bashkëpunimin e deritanishëm duke shtuar se Vitia, do të vazhdoj të mbetet jetë një partnere besnike e FKL-së në interes të qytetarëve të kësaj komune.

ARKATANA

Ai tha se me këtë Fondacion ata kanë realizuar projekte shumë të mira duke shpresuar që edhe në tri vitet tjera të realizohen edhe shumë të tilla.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se ky bashkëpunim në mes të komunës së Vitisë dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg do të zyrtarizohet së shpejti përmes një memorandumi.

Gjithashtu u bë me dije se fushat kryesore të programit tre vjeçar të FKL-së do të jenë në: Energjinë e ripërtritshme dhe mbrojtjen e mjedisit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.