ARKATANA

Vitia nikoqire e Konferencës së II-të të kryetarëve të Rajonit të Lindjes të organizuar nga KFOR-i

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zëvendës komandantin e kampit ushtarak “Bondsteel”, Eddie Simpson, i cili u shoqërua nga kapitenja Lopez si dhe Përgjegjësi për LMT-të e Lindjes, kapiten Andrew Diehl.

Haliti, i ka falënderuar KFOR-in për punën që po e bëjnë në Kosovë, në veçanti në komunën e Vitisë, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Ai, gjithashtu falënderoj organizatorët e Konferencës së kryetarëve të Rajonit të Lindjes, e cila mbahet për herë të dytë dhe kësaj here kanë zgjedhur komunën e Vitisë si nikoqire.

Mobi Casa

Në këtë takim ai ka vënë në pah bashkëpunimin e mirë të komunës së Vitisë me ushtarët e KFOR-it, dhe ekipën ndërlidhëse.

Kryetari Haliti gjithashtu ka njoftuar zv. komandantin Simpson, rreth zhvillimit të gjithëmbarshëm në këtë komunë, konkretisht për të arriturat dhe projektet e shumta që parashihen të realizohen në këtë komunë nga vetë komuna por edhe në bashkëpunim me partnerët e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.