Uji Dea

Vitia nderon Halil Alidemajn në 18 vjetorin e vdekjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Një delegacion i komunës së Vitisë i kryesuar nga zv.kryetari Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, kanë bërë homazhe tek varri i atdhetarit të çështjes kombëtare Halil Alidemaj në “Varrezat e Sharës” në Tiranë.

Në 18 vjetorin e vdekjes së veprimtarit Halil Alidemaj, ku ishin të pranishëm edhe familjarë, veprimtar, bashkëpunëtorë etj, u tha se ai si një atdhetar i rrallë dhe një veprimtar i Lëvizjes çlirimtare kombëtare, ishte njeri që bashkoi brezat dhe me një ideal të bashkimit të trojeve shqiptare, do të mbetet i pavdekshëm si një tribunë për çlirim.

RCCOLA

Në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, foli Hasan Aliu i cili ndër të tjerash u shpreh se personalitet si Halil Alidemaj, janë të rrallë. “Personalitetet si Halil Alidemaj, shkruajnë historinë. Ishte ikonë e shumë zhvillimeve historike të kombit shqiptar dhe përpos një intelektuali të devotshëm, nuk u ndalë së vepruari edhe në themelimin e celulave të para të UÇK-së. Halil Alidemaj, i takon plejadës së veprimtarëve që me gjithë qenien e tyre u angazhuan për liri dhe çlirim”’ tha Aliu.

Organizimi i sivjetmë i homazheve dhe nderimeve tek varri i veprimtarit Halil Alidemaj, për herë të parë u organizuan nga Institucionet komunale, respektivisht kryetari i komunës Sokol Haliti që mundësoi transportimin kolektiv të delegacionit nga Vitia dhe familjarëve për këtë./rajonipress/