UBT

Vitia nderon Epopenë e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë solemne për nder të 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Gjatë kësaj seance, në veçanti është folur për sakrificën e familjes Jasharaj për lirinë e Kosovës, duke e çmuar lartë kontributin e kësaj familje, por edhe të gjithë dëshmorëve.

Seanca solemne filloj sot në një minutë heshtje për të përkujtuar familjen Jasharaj dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e Kosovës.

Më pas, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira mbajti një fjalë rasti, ku mes tjerash tha se pas ngjarjeve të marsit të 98-së që u zhvilluan në familjen Jasharaj, u mobilizuan edhe më shumë shqiptarët duke qenë të vendosur të japin fund shtypjes së këtij populli. “Kjo betejë përcaktoj të ardhmen e shqiptarëve duke u’a ka kthyer dinjitetin dhe vendosmërinë që të mos lëshojnë pe në kauzën e tyre. Kjo betejë u bë frymëzim për çdo atdhetar që edhe më shumë të punohet për liri të vendit pa marrë parasysh çmimin që duhet të paguaj për të”, u shpreh kryesuesi Pira.

Uji Dea

Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash shtoj se ngjarjet e para 20 viteve që ndodhën në familjen Jasharaj në Prekaz kishin mobilizuar të gjithë shqiptarët. “Dhembja, por edhe krenaria për Prekazin, kishte ngritur në këmbë të gjitha forcat liridashëse anembanë trojeve etnike të Shqipërisë dhe në mërgatë. Kjo i dha hovë edhe më të madh rritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke iu përgjigjur kushtrimit të Atdheut nga bijtë dhe bijat më të mirë nga anembanë Shqiptaria. Ky përkushtim, me amanetin e komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve që u flijuan, dha fryt lirinë e këtij vendi, të cilën ne sot po e gëzojmë”, tha ndër tjerash zv. Kryetari Aliu.

Pas seancës solemne të Kuvendit, u bënë homazhe dhe u vunë kurora lulesh, tek varrezat e dëshmorëve në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.