KKVITI

Komuna e Vitisë realizoi buxhetimin me pjesëmarrje, përfshinë projektin e propozuar nga qytetarët

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, gjatë këtij viti për herë të parë ka filluar me buxhetimin me pjesëmarrje, ku banorët e fshatit Smirë kishin përzgjedhur dhe votuar për një projekt qe ata dëshirojnë të përfshijnë në buxhetin komunal.

Smirasit atëherë votuan me shumicë votash për propozim idenë “Shtigje të ecjes përgjatë lumit Smira”.

KKVITI

Përndryshe buxhetimi me pjesëmarrje si praktikë e re në komunën e Vitisë është në bashkëpunim të ngushtë me projektin “Kontrata Sociale” nga USAID dhe është përkrahur edhe nga Demokracia +.
Projekti i përzgjedhur është përfshirë në buxhetin e Komunës së Vitisë për vitin 2025./rajonipress/