Mobi Casa

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin veror

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Nga ky takim është kërkuar gjithashtu nga mërgimtarët që të lajmërohen si klient të përkohshëm.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Adnan Imeri, drejtori i Inspekcionit në Viti, kanë pritur sot në takim z. Senad Rama, kryeshef i kompanisë regjionale të menaxhimit të mbeturinave “Eco-Higjiena” nga Gjilani, dhe përfaqësuesi i kësaj njësie për Viti, z. Haxhi Qerimi.

Gjatë këtij takimi është biseduar për mobilizimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira, për qytetarët gjatë sezonit veror.

FIDANISHTJA

Në veçanti, u theksua se gjatë stinës së verës kemi shtim të qytetarëve, konkretisht me rritjen e fluksit të tyre dhe organizimit të ahengjeve të ndryshme rritet edhe kërkesa për shërbime shtesë.

Gjithashtu, ata kërkuan nga qytetarët, në veçanti nga mërgimtarët të cilët vijnë për pushime në vendlindje të vizitojnë zyrat e Njësisë së Eco-Higjienës në Viti, dhe të njoftohen me mundësitë e grumbullimit të mbeturinave si klient të përkohshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.