Fundamenti

Vitia kompleton përfaqësimin politik në Asamble

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë sot janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash Propozim-Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës, Komandant Karadaku, vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe janë shqyrtuar Pasqyrat Financiare për Buxhetin Komunal për periudhën janar-dhjetor 2013.

Në fillim të kësaj seancë Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i njoftoj të pranishmit lidhur me përfaqësimin e anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa si dhe Komunitetin për Komunitete, por edhe lidhur me përfaqësimin e grupeve parlamentare ku LDK-ja do të përfaqësohet nga Vjollca Halili Kadolli, PDK Daut Xhemajli, AAK-Visar Demiri ndërsa Vetëvendosjen do ta përfaqësoj Sejdi Emini.

Mobi Casa

Gjatë kësaj seance janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim-Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtatores së Rashit Mustafës- Komandant Karadaku, propozim vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi si dhe janë shqyrtuar Pasqyrat Financiare për Buxhetin Komunal për periudhën janar-dhjetor 2013./rajonipress/