UBT

Vitia ka mbajtur debatin publik lidhur me Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Të mërkurën në Viti, është mbajtur debati publik me qytetar, lidhur me propozim Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2022-2026.

Me këtë rast ky dokument është prezantuar para të pranishmeve nga përgjegjësi i Zyrës së Zhvillimit Ekonomik në Viti, z. Nexhat Arapi.

Ai ka folur për rëndësinë e këtij dokumenti dhe mundësitë e mira që ka Vitia për zhvillim ekonomik në fushat e ndryshme.

Ai bëri me dije se ky dokument, ka qenë në shqyrtim publik për një muaj sipas vendimit të Kuvendit Komunal, ku qytetarët dhe grupet e interesit kanë pasur mundësitë të japin komentet e tyre që ajo të plotësohet edhe më shumë.

Uji Dea

Këto komente qytetarët kanë mund ti dërgojnë me shkrim në formë fizike apo edhe përmes emalit.

Pjesëmarrësit në këtë debat, parashtruan pyetjet e tyre, por edhe kërkuan sqarime më të hollësishme, si dhe gjithë përfshirje në fusha të ndryshme, të cilat i cilësonin se nuk janë përfshirë në këtë propozim.

Përndryshe ky dokument pritet të shkoj për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Vitisë në seancat e ardhshme./rajonipress/