UBT

Vitia e përkushtuar për kursime energjetike përmes mbështetjes se FKEE-së

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe Komuna e Vitisë, ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje për realizimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në disa objekte publike të kësaj komune. Ky hap i rëndësishëm i hap rrugën për inicimin e projekteve konkrete, ku tashmë kanë filluar procedurat e prokurimit për zbatimin e masave të efiçiencës energjetik.

Në kuadër të këtij projekti, do të përfitojnë disa objekte publike, përfshirë: Qendrën për Punë Sociale, Shkollat “28 Nëntori”, “Nijazi Rexhepi”, “Mirali Sejdiu” në Germovë, si dhe “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë.

Në këto objekte do të realizohen masa për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, përfshirë izolimin termik, instalimin e sistemeve të ndriçimit LED, dhe masa të tjera që kontribuojnë në kursime të energjisë dhe ulje të kostove operative.

Mobi Casa

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se ky projekt ka një rëndësi të madhe për përmirësimin e kushteve të jetesës, duke kontribuar në kursime të mëdha financiare dhe duke pasur një ndikim pozitiv në mjedis.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për arritjen e objektivave të Kosovës për një energji më të qëndrueshme dhe efikase, dhe është një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ndër-institucional për realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.