UBT

Vitia e para sipas indeksit rajonal të hapjes së të dhënave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë është renditur ndër komunat më të suksesshme, sa i përket transparencës, në bazë të Indeksit rajonal të të dhënave, në kuadër të projektit «Action SEE» të Open Data Kosova.

Komunat e Kosovës të cilat kanë qenë subjekt i këtij vlerësimi janë Dragashi, Ferizaj, Gjilani, Drenasi, Gracanica, Juniku, Klina, Kllokoti, Leposaviqi, Prishtina, Ranillugu, Skënderaj, Suhareka, Vitia dhe Zveçani. Në mesin e këtyre komunave, më transparentja ka rezultuar të jetë Vitia me 55 për qind duke e lënë pas Prishtinën me 45 %.

Hapja institucionale konsiderohet se paraqet zhvillim thelbësor në drejtim të qeverisjes së mirë. Gjithashtu është një karakteristikë e rëndësishme e çdo shoqërie demokratike.

Mobi Casa

Në kuadër të projektit Action SEE, Open Data Kosova në bashkëpunim me gjashtë organizata partnere ka analizuar shkallën e hapjes së institucioneve publike në gjashtë vendet e rajonit: Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Indeksi rajonal i hapjes së të dhënave, bënë matjen se deri në çfarë niveli, institucionet e vendeve të Ballkanit perëndimor janë të hapura për qytetarët dhe shoqërinë, bazuar në katër parimet, transparenca, qasja, integriteti dhe ndërgjegjësimi (institucional)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.