UBT

Vitia dhe Kolegji UBT prezantojnë hartimin e PZHK për vitet 2021 – 2029

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë dhe Kolegji UBT prezantuan para qytetarëve vitias profilin e gjendjes ekzistuese dhe analiza e gjendjes ekzistuese si dhe treguan rreth punës së tyre në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2021-2029.

Në organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit dhe të Kolegjit UBT, sot është mbajtur një takim publik me qytetarë lidhur me hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2021-2029. Me këtë rast u bë prezantimi i profilit të gjendjes ekzistuese dhe analiza e gjendjes ekzistuese.

Në fillim të këtij takimi, Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojte të Mjedisit bëri me dije se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Kolegjin UBT janë duke hartuar planin e ri zhvillimor komunal për 8 vite të ardhshme.

Ndërkaq zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha se hartimi i këtij plani është shumë i rëndësishëm dhe jetik për komunën e Vitisë dhe të gjithë qytetarët e saj.

FIDANISHTJA

Ai tha se përmes këtij takimi publik qytetarët pos që mund të njihen me gjendjen ekzistuese ata mund të japin edhe sugjerimet dhe vërejtjet e tyre duke i shikuar më pas mundësitë e përfshirjes së tyre në dokumentin final.

Kurse Hazer Dana, Profesor ne Kolegjin UBT ndër tjerash foli mbi punën e përbashkët të komunës së Vitisë dhe të këtij Kolegji në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm. Kurse prezantimi i profilit të gjendjes ekzistuese dhe analiza e gjendjes ekzistuese u bë nga Lyra Bakia, Profesorësh në Kolegjin UBT dhe nga Instituti i Planifikimit brenda këtij kolegji. Në pjesën e dytë të këtij takimi qytetarët kanë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre.

Ndërkaq në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Vjollca Puka dhe Labinote Jahja nga Ministria për Ekonomi dhe Mjedis të Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.