Mobi Casa

Vitia bëhet me autofshisë falë grantit të përformancës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë, ka përfituar sot një Autofshisë dhe atë në kuadër të grantit të performancës “Për Mjedis të Pastër”. Ky grant është nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kurse projekti në fjalë mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se serish kjo komunë po shpërblehet për përformancën e mirë, duke shtuar se qeverisja lokale në Viti, mbetet e përkushtuar që të ju ofrojë shërbime sa më të mira qytetarëve të kësaj komune.

Ndërkaq ai tha se Vitia, ka punuar shumë në fushën e mjedisit si në largimin e deponive ilegale të mbeturinave, krijimin e hapësirave gjelbëruese por edhe në vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Eco Higjiena

Sipas tij ambienti i pastër mbetet një ndër prioritet e kësaj qeverisje dhe për këtë ai edhe këtë vit e kanë shpallur vit të mbrojtjes së mjedisit.

Kryetari Haliti duke folur për pajisjen e pranuar tha se kjo autofshisë do të ju shërbej edhe më shumë kësaj komune që të mbajnë të pastër hapësirat publike.

Përndryshe sot ka filluar edhe pastrimi i hapësirave publike me këtë makinë, ku nga afër punën e saj e panë kryetari Haliti dhe Basri Aliu, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.