Eko Higjiena

Vitaminat më të shëndetshme kur merren përmes ushqimit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Vitaminat dhe antioksiduesit janë më të shëndetshëm kur ato konsumohen përmes ushqimeve, se sa kur konsumohen përmes tabletave shtesë.

Një varg studimesh tregojnë rëndësinë e konsumimit të antioksiduesve për parandalimin dhe trajtimin e një varg sëmundjesh.

Ato përmenden si të efektshme për mbrojtjen e zemrës dhe qarkullimit të gjakut, si dhe si preventivë nga gati të gjitha format e kancerit.

Fundamenti

Por, ekspertët këshillojnë që ato më së miri është të merren përmes ushqimit se sa suplementëve.

Arsyeja është se kur merren përmes ushqimeve, ato nuk vijnë si të izoluara por vijnë të shoqëruara edhe me lëndë tjera të shëndetshme, duke ndihmuar kështu njëra-tjetrën në shfaqjen e anëve të dobishme.

Për të konsumuar më shumë antioksidues përmes ushqimit, konsumoni një dietë të llojllojshme me sa më shumë pemë, perime, drithëra të plota dhe peshq. /Mjeku.Net/