RCCOLA

Vitamina C ul rrezikun për goditje në tru

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar një studim, në të cilin kanë gjetur lidhshmëri në mes të nivelit të vitaminës C në gjak dhe shpeshtësisë së goditjes në tru.

Në studim janë përfshirë 65 persona të shëndoshë dhe 65 të tjerë që kanë përjetuar goditje në tru ose që kanë pasur pëlcitje të ndonjë ene gjaku në tru.

Pjesëmarrësve u është matur niveli i vitaminës C dhe është konstatuar se ata që kishin përjetuar goditje në tru apo gjakderdhje në tru, kishin pasur deficit (sasi të paktë) të kësaj vitamine, ndërkohë që të shëndoshët kanë pasur vlera normale të vitaminës C në gjakun e tyre.

Uji Dea

Me këtë zbulim vërtetohet se niveli i ulët i vitaminës C në organizëm është faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve cerebrovaskulare (të trurit dhe enëve të gjakut).

Portokalli, limoni, papaja, brokoli dhe speci, janë disa nga ushqimet e pasura me vitaminë C. /Mjeku.Net/