Fundamenti

Vihet në dyshim legjitimiteti i Tribunalit, siç është prezantuar deri tash

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Bashkimit Evropian dhe ekspertëve që po merren me krijimin e Gjykatës për akuzat e Dick Martyt, u ka dalë një “telashe” e paplanifikuar. Atyre do t’u duhet që të ndihmojnë krijimin e Gjykatës me më shumë qartësi ligjore.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur për gazetën “Tribuna” se të paktën njëri nga shtetet me potencialin më të madh për ta financuar aktivitetin e gjykatës, ka kërkuar sqarime shtesë, pasi që zyrtarët juridikë të këtij shteti kanë dilema për legalitetin e gjykatës sipas mënyrës së prezantuar deri më tash.

HW

Shteti që nuk është anëtar i BE-së, parimisht është pajtuar për rreth 150 milionë euro sa do të ketë buxhet gjykata, por ka kërkuar sqarime shtesë. Çështja e buxhetit, nuk është detaji i vetëm që po e vonon përgjigjen e Përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme të BE-së Catherine Ashton për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ditë më parë, Jahjaga ka bërë lëvizjen e parë. Presidentja i ka kërkuar zyrtarisht baroneshës Ashton që BE-ja t’ia zgjasë mandatin EULEX-it dhe ta krijojë Gjykatën Speciale. Është pritur që menjëherë pas letrës së presidentes, baronesha ta kthente përgjigjen me kërkesën që Kuvendi i Kosovës t’i votojë të njëjtat veprime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.