Vidhet një veturë nga garazhi i një shtëpie në Gjilan, policia nis hetimet
Gjilan – Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Gjilan, ku persona të panjohur kanë arritur të vjedhin një veturë të parkuar brenda garazhit të një shtëpie.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:00, në rrugën “Vaqe Zela”. Pronari i automjetit, një mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vetura e tij ishte vjedhur nga persona të panjohur.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./rajonipress/


