RCCOLA

Veton Surroi: Hashimistan do duhej të quhej

/ 4 minuta lexim

Publicisti Veton Surroi në shkrimin e tij të fundit për vitin 2012 flet për ‘Tri Rrëfime Zaptuesish’, ndërsa më poshtë shtron pyetjen se ‘Çka do të ndodhë kur të shkojnë barbarët?’.

Zaptuesit e parë, shkruan Surroi, erdhën me paralajmërim. ‘Erdhën me muzikë të Dragaçevës, aso që quanin pastaj ‘muzikë për dasma e varrime’, duke defiluar më rrugët kryesore të qytetit, së cilës menjëherë i dhanë emër të njërit prej mbretërve; nuk mbeti figurë e njohur dhe e panjohur e historisë së tyre që nuk gdhiu një mëngjes si emër rruge, shkolle dhe ndërmarrje publike’.

‘Do të bëhet mirë na thanë, edhe kur mbetëm pa vende pune, edhe kur mbetëm pa shkolla, edhe kur mbetëm pa pensione, edhe kur emri i shtetit të tyre me territor tonin në të u bë Serbistan, edhe kur filloi lufta…Një ditë shkuan. Lanë pas vetes vajin e familjeve të vrarësh pa kufoma, për të dëshmuar për këtë, shtëpi të djegur që nuk mund të flisnin për ekzistencën e vet të dikurshme, vitin e fundit të shekullit XX me rrëfimet e tmerreve që do të barteshin në shekullin XXI”.

Zaptuesit e dytë, Surroi thotë se erdhën ‘me katër ‘Toyota Cruiser’ të bardha, me mbishkrimin UN në të…, me një copë letre, në formë Rezolute të OKB’së dhe shpjegimin e sekretarit të përgjithshëm se ata ishin pronarë dhe administratorë të vendit tonë deri sa mos ët bëhet ndryshe…”.

Një ditë, kujton Surroi, edhe ata shkuan duke lënë pas vetes një lëmsh ekonomik të krijuar me privatizimin jo zhvillimor, një gjyqësi të kontrolluar dhe të sulmuar nga dhuna, një copë territori të pasunduar nga ligji’, raporton korieri.info.

ARKATANA

Zaptuesit e tretë, sipas publicistit Surroi ‘dikur duhet të na kenë ardhur, por kur nuk dihet’.

“Ndoshta atë ditë, në pasçlirim, kur filluan të thyhen banesat, kur viheshin mbishkrimet ‘Mos e prek UÇK’, kur erdhën me disa ‘ Mercedes benz’ dhe u vendosën si qeveria e përkohshme në Oden Ekonomike të Kosovës? Ndoshta atë pasdite dimri, pa drita, kur në hyrje të ndërtesave ku banonin vriteshin Xhemajl Mustafa e Smajl Hajdaraj/ Ndoshta edhe nuk është me rëndësi se kur, duhet t’i kemi parë të gjithë se si erdhën, me thekset e tyre të rënda që nuk mund t’i fshehte nevojën gjuha sa më e theksuar letrare’. Sipas Surroit, këta erdhën me disiplinë duke zënë vendet e punës në çdo institucion, ndërmarrje publike dhe po të jetë e mundur edhe në ndërmarrje private.

“Erdhën me plan. Duhej infiltruar në polici, gjyqësi, media, Agjencinë e Privatizimit e çdo agjenci tjetër që ka në buxhet të sajin më shumë se 1 euro”, shkruan Surroi për të shtuar se ‘erdhën për t’u shndërruar në pronarë të vullnetit tonë; ndërsa ne votonim ata përcaktonin se për kë kishim votuar ne’.

“Pasi u bënë pronarë të banesave të thyera, lokaleve të zaptuara, objekteve të privatizuara, parasë publike, u bënë edhe pronarë të historisë. Tash na shpjegojnë sesi na kanë çliruar, si e bënë pavarësinë dhe si po na bëjnë evropianë. Jetojnë në shtetin tyre, pa ne. Në shtetin e tyre ata i ikin burgut, sharjen me nënë e konsiderojnë kod përcaktues të miqësisë, ndërsa Qytetin një livadh të pa pronarë që shërben për të shtyrë mezhdën personale… Hashimistan do duhej të quhej. Sikur edhe dy formacionet paraardhëse, edhe ku do të shkojë. Kur të largohen, do të lënë një vend institucionesh të dobëta, arkën boshe të shtetit dhe një vend buzë disfunksionalitetit…”.

Kolumnen e tij të gjatë, të cilën mund ta lexoni të plotë në numrin festiv të gazetës “Koha Ditore”, Surroi e përmbyll me pyetjen që shtron në poezinë e tij poeti e gazetari grek Cavafy – ‘Çka do të ndodhë kur të shkojnë barbarët?’.