UBT

Vetizolohen Zhegra e Vrapçiqi, Ismajli apelon për kujdes maksimal

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me ekipën emergjente, ndjekur nga rekomandimet e organeve të shëndetësisë, ka ndërmarrë hapat për vetë-izolimin e Vrapqiqit dhe Zhegrës ka thënë Arbër Ismajli.

Postimi i plotë i Arbër Ismajlit

Të dashur qytetarë,
Sot, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ishim në takim me përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, Policinë e Kosovës, IKSHP-në, Shëndetësinë primare dhe Spitalin Regjional. Pas shtimit të dy rasteve të para me COVID19, Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me ekipën emergjente, ndjekur nga rekomandimet e organeve të shëndetësisë, ka ndërmarrë hapat për vetë-izolimin e Vrapqiqit dhe Zhegrës.

FIDANISHTJA

Nga mbrëmë, ekipet mjekësore janë në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e të prekurve, dhe me personat tjerë potencial, që kanë patur kontakt me ta.
Nga personat e prekur, njëri është në vetë-izolim sepse nuk shfaq simptoma, ndërsa, tjetri, është në klinikë infektive. Policia e Kosovës është në terren për ta siguruar zonën në mënyrë që të respektohet vetë-izolimi. Ekipet tona po punojnë intensivisht në sigurimin e një numri më të shumtë të rezervave ushqimore, ku do të ketë rezerva të mjaftueshme për t’i dalë në krahë banorëve të izoluar.

Gjithashtu, ju njoftojë se Stublla pas 14 ditësh vetë-izolimi, ka rezultuar me sukses në ballafaqimin e kësaj pandemie. Pra, vazhdojmë të bëjmë thirrje, se e vetmja mënyrë për ta tejkaluar këtë gjendje është vetë-izolimi dhe shtimi i masave higjenike. Prandaj, qëndroni në shtëpi, menjanoni lëvizjet dhe takimet familjare, ku vetëm në këtë mënyrë mund ta ndihmojmë vetveten, familjen dhe shoqërinë. Bashkë ja dalim ka shkruar Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.