Mustafë Shala nderohet nga FSK-ja, e donte me zemër rritën e kësaj trupe mbrojtëse të Kosovës
Gjilan – Mustafë Shala ishte pjesë organizative e UÇK-së dhe ishte veteran i luftës, ishte një nga afaristët më të zellshëm që e ndihmoi me shpirt e zemër rritën e TMK-së dhe më vonë FSK-së. Flamuri shqiptar për Mustafë Shalën ishte i shenjtë dhe në varrimin e tij ju plotësuan dy dëshira të mëdha, prezenca e FSK-së dhe dorëzimi i flamurit shqiptar pjesëtarëve të familjes.
Shumë qytetar anembanë Kosovës dhe trojeve shqiptare kanë marrë pjesë na varrimin e Mustafë Shalës, njeriut që tërë jetën e tij e sakrifikoi për lirin e Kosovë dhe ndihmoi në shumë sfera e fusha ku kishte nevojë.
Të gjithë e kanë ditur se Mustafë Shala ishte i lidhur me çështjen kombëtare sepse ishte familjar i Hysen Tërpezës e Hajrullah Tërpezës, kishte bërthamë e bosht të fortë prej atdhetari.
Megjithatë në varrimin e tij ju plotësuan dy dëshira të fundit, pjesëmarrja e FSK-së në ceremoninë e varrimit dhe dorëzimi i flamurit shqiptarë familjarëve.
Mustafë Shala ishte i lidhur për flamurin, për datat historike siç ishte dita e Flamurit, dita e Skënderbeut dhe 28 nëntori.
Saqip Shala në emër të familjes Shala ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllaut të tij Mustafës dhe në veçanti pjesëtarët e FSK-së.
“Gjatë ditës së sotme me rastin e dhënies së lamtumirës së fundit tani të ndjerit vëllaut tim Mustafë Shala, shpreha gatishmërinë dhe mirënjohjen të falënderoj publikisht z.Ahmet Daku, z. Ahmet Isufi, z.Lutfi Haziri, z.Irfan Shaqiri, kuvendin komunal dhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë në ceremoninë e varrimit, e një falënderim i veçantë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të cilët i janë bashkangjitur kësaj ceremonie dhe dhimbjes tonë. Përgjithmonë falënderues në emër të të ndjerit dhe familjes Shala” ka shkruar Saqip Shala./rajonipress/