Vetëvendosje forcohet me parti “inekzistente”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë një bashkim të pazakontë të martën. Brenda vetes ka futur një subjekt politik që nuk ekziston tash e katër vjet. Bëhet fjalë për Lëvizjen Popullore të Kosovës, e cila me 30 maj 2009, në Kongresin e tetë të saj, ka vendosur të transformohet në Partinë Socialiste të Kosovës. Pati nxjerr edhe simbolin me të cilin do të prezantohej- trëndafilin e kuq.

Si Parti Socialiste vazhdon të figurojë ende edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për sa kohë, që emri i Lëvizjes Popullore, i kishte mbetur arkivave dhe historisë. Zyrtari për informim i VV-së, Erzen Vraniqi ka mohuar që LPK-ja të jetë shuar, duke u arsyetuar, se Partisë Socialiste nuk i ishin bashkuar të gjithë LPK-istët.

Eco Higjiena

Vetëvendosje, muaj më parë u pat bashkuar edhe me Partinë Socialiste. Në aktin e atij bashkimi pati qenë prezent njeriu që e kishte udhëhequr me vite të tëra LPK-në, Emrush Xhemajli. I njëjti është parë edhe në bashkimin e dytë.(Tribuna)