FIDANISHTJA

Veteranët e UÇK-së kërcënojnë me bllokim të zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryesia e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Vlerave të Luftës së UÇK-së, ka paralajmëruar Qeverinë, qoftë edhe me bllokim të procesit zgjedhor, nëse nuk realizohen premtimet e dhëna dy vjet më parë, transmeton KTV.

Përfaqësues të Këshillit kanë paralajmëruar sërish daljen në rrugë, për mosrealizim të premtimit që ua dha Qeveria, e që rezultoi me ndërprerjen e grevës 61 ditëshe. Këshilli, ndonëse ka një muaj që kërkon të takohet me kryeministrin Thaçi, ende nuk ka marrë përgjigje nga ai.

Hidromorava

Kryetari Xhevdet Qeriqi ka thënë se kërkesat e veteranëve, nuk është vështirë të realizohen.

Ai ka kritikuar edhe kryetarin e Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, Agim Çekun, për të cilin ka thënë se ka harruar veteranët, duke u marrë me fushatë elektorale.