Mobi Casa

Veseli: S’e di a është problem taksa, apo qëndrimet e ndara në Qeveri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur para mediave pas takimit që kanë pasur në Kuvend të Kosovës me ftesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Veseli ka thënë se nuk e di a është momentalisht puna e taksës problem apo qëndrimet e ndryshme që i kanë partnerët e koalicionit.

“Nuk e di a është problem taksa, a është problem mungesa e kësaj qeverie me u ballafaqu nga qëndrimet që i kanë të ndara mes vete. Nuk është me rëndësi cili pozicion tani më është i partive opozitare për arsye se ne nuk marrim tani më vendim. Ne mund të vlerësojmë por pushteti duhet të marrë vendim të ecë përpara në bazë të rrethanave të cilave i kemi të qarta, janë të kristalta qoftë nga BE-ja, qoftë nga Amerika. Ne duhet vetëm bashkërisht me u futë në këtë drejtim që e vë Kosovën në pozicion më të mirë”, shtoi ai.

HW

Veseli nuk ka komentuar qëndrimin për taksën, duke ftuar pozitën që të reflektojnë.

“Nuk dua të flas por edhe njëherë, pushteti duhet të reflektojë në raport me opozitën, jo me e mund, por, me i marrë përgjegjësitë cilat i kanë më shumë është një përshtypje si me na mund, tani kur i kanë fituar zgjedhjet, i kanë katër vite mandat qeverisja duhet ta tregojnë zotimin e vet. Kjo është ambienti, e keni parë edhe vet dje në Kuvend”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.