HW

Veseli merr një lajmë të mirë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Çështja e Frederik Veselit më në fund është zgjidhur. Mbajtësi i Kombëtares shqiptare mund të luajë zyrtarisht me Empolin. Merr fund pritja për Frederik Veselin. Prej ditës së sotme, mbrojtësi i Kombëtares është në dispozicion të Empolit për t’u aktivizuar në futbollin italian. Klubi i Serisë A e ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate zyrtare.

“Empoli njofton se ka kompletuar teserimin e Frederik Veselit. Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 gusht 2018”, thuhet në komunikatën e klubit toskan.

23-vjeçari iu bashkua Empolit gjatë afatit kalimtar të verës nga Lugano, por zviceranët bllokuan transferimin me pretendimin se qendërmbrojtësi kishte një kontratë të vlefshme me ta.

FIDANISHTJA

Situatën e ndërlikonte edhe fakti që rregulloret zvicerane dhe ato italiane për zgjidhjen e çështjeve të tilla nuk janë të njëjta, ndaj për zgjidhjen e problemit u desh një betejë ligjore.

Mbrojtësi i cili debutoi zyrtarisht me Shqipërinë në Kampionatin Evropian kishte edhe një vit të mbetur në kontratën me Luganon, por u largua duke përdorur një klauzolë e cila i jepte mundësinë që të rishikonte parametrat financiarë dhe nëse nuk binte dakord, mund të ikte nga klubi zviceran.

Drejtuesit e Luganos deklaruan se kishin mbetur të zhgënjyer nga ky veprim i lojtarit, të cilit në fakt i kishin propozuar rinovimin duke i përmirësuar kushtet financiare të kontratës./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.