ARKATANA

Veseli, kryeministër para Speciales

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetë të LDK-së thonë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, po planifikon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, duke e synuar postin e kryeministrit para se të funksionalizohet Gjykata Speciale. Pasi që, sipas tyre, kjo mendohet se do ta dëmtojë më së shumti partinë më të madhe në vend.

Deklarata e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ta kthyer normalitetin nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme vlerësohet të jetë bërë për disa arsye.

Sipas deputetëve të LDK-së, Veseli po synon të vijë në krye të ekzekutivit para funksionalizimit të Gjykatës Speciale, pasi që, kjo Gjykatë vlerësohet se do ta dëmtojë më së shumti PDK-në.

ARKATANA

Ndërkaq, partitë opozitare vlerësojnë se i pari i PDK-së tashmë e ka kuptuar se koalicioni ka dështuar në shumë procese të rëndësishme. Mirëpo, ata nuk përjashtojnë mundësinë që kryetari i Parlamentit të jetë deklaruar pro zgjedhjeve për shkak të Speciales, pasi që kjo mendohet se do ta dëmtojë më së shumti partinë që e drejton Veseli.

Edhe analistët politikë konsiderojnë se nga Gjykata Speciale më së shumti do të dëmtohet PDK-ja dhe se kjo mund të jetë njëra prej arsyeve nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme. Megjithëkëtë, sipas tyre, zgjedhje nuk do të ketë gjatë këtij viti, por tek në vitin e ardhshëm./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.