Fundamenti

Veseli e Limaj prej kohësh në “luftë”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

“Lufta” në mes njeriut më të mistershëm, ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, tash njeriu i dytë në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi dhe ish-nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj, ka zanafillë të hershme. Përplasja e Veslit dhe Limajt shihet si konflikt për pozicione se kush është më “bosi” në parti. Madje, vlerësohet se “kreatori” që ka dizajnuar gjithë “kurthin” për largimin e Limajt nga partia është vetë Veseli.

Berat Buzhala, është i vetmi deputet nga partia e kryeministrit Hashim Thaçi që ka folur hapur për situatën e fundit të krijuar brenda kësaj partie pas thirrjeve publike të Fatmir Limajt, që në zgjedhjet lokale të votohet kundër PDK-së. Ai ka “zbuluar” se brenda PDK-së ka qenë një luftë mes Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt për pozitën e dytë.

Sipas tij, pozicionimi i ish-shefit të SHIK-ut, si nënkryetar i parë në PDK në një formë nuk i ka lënë vend Limajt në parti. Ai gjithashtu ka sqaruar se edhe pse Limaj para zgjedhjeve të fundit ka qenë nënkryetar i parë në PDK, realisht këtë fuqi e ka gëzuar Kadri Veseli, i cili zyrtarisht nuk ka qenë pjesë e PDK-së. Në anën tjetër, personat më kyçë të SHIK-ut kanë mohuar të ketë pasur përplasje apo ndonjë “luftë” për pozicione në mes shefit të tyre, Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt.

Ish-drejtori i përgjithshëm i SHIK-ut, Latif Gashi, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, i ka hedhur poshtë deklarimet e bashkëpartiakut të tij, duke thënë se nuk janë interesante deklaratat e Buzhalës, të cilat, tha ai, as që i bëjnë ndonjë përshtypje.

Uji Dea

“Buzhala nuk i di raportet në mes Veselit dhe Limajt, sepse është një djalë i ri, madje edhe në politikë dhe mund të spekulojë. Por, nuk qëndrojnë ato çka ka thënë ai, pasi që raportet e Veselit dhe Limajt dhe gjithë anëtarëve të SHIK-ut kanë qenë gjithmonë të mira”, ka thënë Gashi, sipas të cilit, kyçja e njerëzve të SHIK-ut në politikë vetëm sa e ka pasuruar skenën politike.

E në anën tjetër, njeri nga njerëzit e afërt të Limajt, Endrit Shala as që ka dashur t’i komentojë deklarimet e Buzhalës.

Megjithëkëtë, analistët politikë thonë se çarjet e fundit në PDK kanë të bëjnë me një lufte në mes Veselit e Limajt. “Është luftë interesash dhe parimesh në mes grupeve dhe individëve, të cilët institucionet i kanë kuptuar në vazhdimësi si organizma publiko-privat…(Zëri)