UBT

Veseli dhe Haradinaj bëjnë koalicion

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, disa ditë më parë e kanë “prerë pazarin” e koalicionit, respektivisht për përfshirjen e AAK-së në Qeveri. Haradinaj do të bëhet kryeparlamentar, ndërsa Veseli zëvendëskryeministër dhe shef i diplomacisë.

Përçarja e bllokut opozitar duket se ka një prapaskenë. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, disa ditë më parë janë takuar te restoranti “Ura e Gurit” në Maxhunaj të Vushtrrisë, ku e kanë “prerë pazarin” e koalicionit, respektivisht për përfshirjen e AAK-së në Qeveri.

“Në restorant kanë qenë të pranishëm Kadri Veseli dhe Adem Grabovci, si përfaqësues të PDK-së, ndërsa Ramush Haradinaj dhe Muharrem Nitaj nga AAK-ja. Fillimisht është parë që Ramushi ka qenë mjaft i tensionuar, ndërsa më vonë i cakërronin gotat pasi bënë marrëveshjen”, bëri të ditur burimi.

Sipas të njëjtit burim, AAK-ja do të presë 7 majin 2016 kur Kadri Veseli pritet të formalizohet si kryetar i PDK-së dhe menjëherë do të ndodhë riformatimi i Qeverisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Veseli ka pranuar që PDK-ja të heqë dorë nga disa dikastere qeveritare për t’ia lëshuar të njëjtat AAK-së.
Madje, ai është shprehur i gatshëm t’ia lëshojë Haradinajt edhe “kolltukun” e kryeparlamentarit dhe vetë të shkojë si zëvendëskryeministër dhe shef i diplomacisë në vend të Hashim Thaçit. Po ashtu Veseli i ka garantuar partnerit të ri të koalicionit se e ka mbështetjen e plotë edhe të kryeministrit, Isa Mustafa, si kryetar i LDK-së.

Gazeta “Zëri” e ka kontaktuar edhe shefin e deputetëve të LDK-së Ismet Beqirin, i cili ka refuzuar ta komentojë marrëveshjen.

ARKATANA

“Kadriu i ka thënë Ramushit se nëse Isa Mustafa shpreh pakënaqësi jemi të gatshëm edhe t’i shpallim zgjedhjet e parakohshme. Madje, ka qenë Grabovci ai i cili ka thënë se në një situatë të tillë personalisht do ta kërkonte votëbesimin e Qeverisë për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme”, ka potencuar një burim i sigurt nga AAK-ja.

Përveç postit të kryeparlamentarit, AAK-së do t’i takojë edhe dikasteri i Drejtësisë, për të cilën pozitë është lakuar emri i Riza Smakës, ndërsa për Ministrinë e Mjedisit është rekomanduar Adrian Gjini, i cili, sipas të njëjtit burim, ka përvojë të madhe në çështjet e ambientit, me theks të veçantë në projektin e Hades.

Ndërsa ministri aktual i Ambientit, Ferid Agani, pritet të shkojë ambasador i Kosovës në Ankara dhe si i preferuar i presidentit Erdogan mund të sigurojë fonde për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Prishtinë, në afërsi të PTK-së.

AAK-ja do të marrë edhe disa poste të zëvendësministrave, dy nga LDK-ja dhe dy nga PDK-ja, duke përfshirë këtu edhe postin e zëvendësministrit të Brendshëm, për të cilin Ramushi ka insistuar që ta dërgojë Burim Ramadanin, pasi që lideri i AAK-së është kumbarë i vajzës së Ramadanit.

Derisa marrëveshja pritet të konkretizohet kah mesi i majit, Haradinaj e ka siguruar Veselin se do të jetë i pranishëm në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, më 8 prill 2016.

Madje, sipas këtyre burimeve, pikërisht kjo marrëveshje e diskutuar para protestës së 26 marsit ka qenë shkak pse deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.