FIDANISHTJA

Vërshohen fshatrat e Karadakut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Blerton Ajeti nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim tha se si pasojë e shkrirjes së borës në Karadak është vërshuar fshati Lladovë ku shumë familje kanë pësuar dëme meqë uji ka depërtuar në podrume të shtëpive derisa puset-bunarët janë të papërdorshëm për pije.

Pas shirave të rrëmbyeshëm që ranë mbrëmë në Komunën e Gjilanit dhe shkrirjes së Borës në Karadak, është rritur niveli i ujit në pjesën e atyre lokaliteteve, ku si pasojë ka pasur vërshime, e më të theksuara janë në fshatin Lladovë , ku si pasojë e daljes nga shtrati të lumit uji ka arritur të futet në disa podrume të shtëpive dhe në puse tha Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim.

UBT

Ajeti tha se shërbimi i zjarrfikës dhe inspektorati i preventives të hënën pas mesnatës ka dalë në të gjitha lokalitetet, ka përcjell situatën dhe sot në mëngjes kemi dërguar punëtorët që me mundësit tona të bëhet pastrimi i podrumeve dhe mundësisht i puseve, pasi puset janë të mbushura me ujë dhe uji për momentin është jo i përdorshëm për pije.
Ajeti tha se në bashkëpunim me Hidromaravën kemi dërguar një teknik (Cistern) me 7000 litra ujë të pijes.

Ajeti tha se në orët e mbas ditës ka rënë niveli i ujit në lumin i cili kalon në mes fshatit Lladovë. “Në bisedat që kishim menjëherë me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale në ditët në vazhdim do të bë bëjmë dhe klorizimin e puseve (bunarëve) që uji të jetë i përdorshëm për pije” tha Ajeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.