Veriu neutral ndaj pavarësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marrëveshja e Brukselit nuk do ta shtrijë autoritetin e Republikës së Kosovës në veri. Zyrtarë evropianë i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se palës kosovare në dialogun me Serbinë në Bruksel i është bërë e qartë se Marrëveshja e 19 prillit është neutrale dhe duke qenë e tillë, veprimet që do ta zbatojnë atë duhet që të jenë neutrale karshi statusit.

“Ka qenë e qartë prej fillimit se nuk mund të ketë implikime në raport me statusin”, i ka thënë gazetës një zyrtarë i lartë evropian. Sipas të njëjtit çdo aranzhim që do të ndodhë në veri si rezultat i zbatimit të marrëveshjes duhet të reflektojë neutralitet karshi statusit, gjegjësisht pavarësisë së Kosovës.

KKVITI

“Ne e kemi vërejtur kërkesën e palës serbe që aranzhimet të mos përfshijnë aspekte që do të nënkuptonin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e serbëve që jetojnë në veri. Dialogu dhe marrëveshja janë neutrale karshi statusit. Sado e dhimbshme të jetë kjo për cilëndo palë ky është realiteti”, i ka thënë gazetës i njëjti zyrtarë.(Tribuna)