Eko Higjiena

Vera dhe rrushi i kuq ju mbrojnë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Vera e kuqe, e njohur për mbrojtjen ndaj kancerit, ndaj sëmundjeve bakteriale, për mbrojtjen e sistemit imunitar dhe për efektet qetësuese në tru, zbulohet se parandalon edhe humbjen e dëgjimit.

Humbja e dëgjimit

Zbulohet se përbërësi i verës së kuqe, resveratroli, parandalon humbjen e dëgjimit, pakëson mundësinë për problemet e zemrës, kancerin dhe për çmendurinë. Një studim i kryer nga spitali “Henri Ford” në Detroit, shprehet se minjtë e shëndetshëm të ushqyer me resveratrol kishin më pak mundësi të vuanin humbjen e dëgjimit, pavarësisht zhurmës së vazhdueshme të nxitur nga shkencëtarët. Studiuesit e kërkimit shprehen se studimi i tyre i fundit përqendrohet mbi resveratrolin dhe efektet që ka ai mbi një trup të ekspozuar ndaj dhimbjeve.

150 mililitra verë e kuqe ka rreth 0.30-1.07 miligramë resveratrol. Resveratroli është një lëndë kimike shumë e fuqishme, që duket se mbron trupin nga proceset njerëzore, si mosha, funksionimi i trurit dhe humbja e dëgjimit. Kjo e fundit prek gjysmën e atyre që janë në të 60-at e tyre, por shumë nga këto probleme fillojnë të lindin që në moshën 40 ose 50-vjeçare. Humbja e dëgjimit shkaktohet nga vdekja e qelizave përgjegjëse për dëgjimin, për shkak të moshës. Rreth 12 për qind e ushtarëve të kthyer nga lufta e Irakut apo Afganistanit, diagnostikohen me probleme në dëgjim. Në eksperiment, resveratroli uli rrezikun e humbjes së dëgjimit te minjtë që u ekspozuan në një zhurmë shumë të fuqishme. “Mësuam se duke u dhënë kavieve resveratrol, reduktohet mundësia e rreziqeve në të dëgjuar apo rreziqeve të procesit të njohjes në tru”, shprehet njëri nga shkencëtarët. Në janar, Universiteti Hebre i Jerusalemit raportoi se të shpëlarit e mishit të kuq me një gotë verë mund të ndalojë rritjen e sasisë së kolesterolit në trup. Pirja e një gote vere të kuqe çdo ditë, ndihmon në parandalimin e kancerit, shprehen kërkuesit e Universitetit Leicester. Në një eksperiment me kavie, shkencëtarët zbuluan se minjtë e laboratorit i rezistuan më shumë zhurmës së madhe shurdhuese, sesa minjtë e tjerë të zakonshëm, të painjektuar me resveratrol. Zhurma që shkakton humbjen e dëgjimit është shkaktare edhe e disa problemeve si:

Paaftësia për të dëgjuar saktë
Vështirësi me gjumin
Probleme me të folurit

RCCOLA

Rrezik i lartë i sëmundjeve të zemrës, për shkak të përhapjes së hipertensionit dhe rritjes së nivelit të sheqerit.
Resveratroli është i pranishëm te boronica, kikiriku dhe bimë të tjera. Resveratroli është gjithashtu pjesë e verës dhe e rrushit të bardhë, por në përqendrim më të vogël. Shkencëtarët shpjegojnë se studimi i tyre ishte projektuar për të identifikuar potencialin e mekanizmit të resveratrolit në varësi të ekspozimit ndaj zhurmës, duke matur efektet në COX-2, enzima kryesore kjo e procesit imunitar. Ata zbuluan se mbidoza e efektit akustik shkaktoi një rritje të shprehjes së proteinave të COX-2, me kalimin e një kohe të caktuar. Ata gjithashtu vunë re se resveratroli reduktoi formimin reaktiv të formacionit të oksigjenit, duke bërë kështu që të pakësohej humbja e dëgjimit te minjtë.

Efekte të tjera shëruese të verës

Vera e kuqe ka një histori të gjatë në përdorimin e saj. Në kohët e hershme quhej një pije mjekuese dhe rekomandohej të pihej ashtu si sot përdoret uji. Kohë më përpara ajo përdorej për një gamë të gjerë sëmundjesh, që nga përgjumja deri te diarreja apo për reduktimin e dhimbjeve gjatë lindjes së fëmijëve. Në Egjiptin e lashtë dhe në civilizimin sumerian, ekzistojnë dokumente të vitit 2200 para Krishtit, të cilat e përmendin verën e kuqe si ilaç mjekësor. Të njëjtin rol vazhdoi të luante vera edhe gjatë shekullit 19 dhe 20, por pikëpamja për të ndryshoi kur ajo filloi të shihej si një pije alkoolike që ndikonte në mënyrën e jetesës.

Vera e kuqe ruan sistemin imunitar. Sipas një studimi të Universitetit të Floridës, vera e kuqe nuk e dëmton sistemin imunitar ashtu siç bëjnë pijet e tjera alkoolike. Një eksperiment i kryer mbi minjtë tregoi se ata që kishin pirë verë të kuqe kishin nivel normal të imunitetit, të njëjtë me atë të minjve që nuk kishin pirë.

Vera e kuqe përmban pigmente bimore të tretura në të, të cilët janë antioksidantë që parandalojnë kancerin. Në një studim të kryer tek 1800 persona, shkencëtarët testuan personat që pinin dhe ata që nuk pinin verë. U zbulua se personat që pinin rregullisht një gotë verë në ditë prekeshin 7 për qind më pak nga sëmundjet bakteriale. Ata që pinin dy gota verë të kuqe në ditë prekeshin 18 për qind më pak. Vera ka efekte qetësuese dhe ndihmon në përballimin e problemeve me gjakftohtësi.