RCCOLA

Veprimet që iu shtojnë jetën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pini çaj jeshil – Edhe pse jetëgjatësia jonë varet nga një sërë faktorësh gjenetikë, pirja e çajit jeshil një herë në ditë ndikon në jetëgjatësinë tonë. Ky çaj ndikon për të mbrojtur zemrën.

Orët e gjumit- Me pakësimin e orëve të gjumit shkurtohet edhe jeta. Ekspertët rekomandojnë që të flihet 7-8 orë gjumë në ditë dhe në këtë mënyrë fitohen dy vite jetë më shumë.

Hani mëngjes- Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishëm të ditës. Ndihmon kapacitetin mendor, mban nën kontroll nivelin e insulinës si dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

KKGJILAN

Mos harroni të bëni seks- Marrëdhëniet seksuale kanë një sërë dobish, pasi reduktojnë stresin, mbajnë nën kontroll tensionin e lartë, falë prodhimit të endorfinës.

Cigarja- Varësia nga cigarja e shkurton jetën me 10 vjet, ndaj kjo është një arsye e mirë për ta lënë.

Sporti-Ushtrimet fizike reduktojnë rrezikun për të vuajtur nga tensioni i lartë, nga obeziteti, diabeti, depresioni dhe ankthi. Kësisoj personat që praktikojnë një lloj sporti rregullisht, jetojnë mesatarisht 3-4 vite më shumë./noa/