RCCOLA

Vendoset e ardhmja e Granit Xhakës

/ 1 minutë lexim

E ardhmja e Granit Xhakës duket se do të jetë në Gjermani tek skuadra e tij aktuale së paku deri në verë.Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane është bërë cak i shumë skuadrave të njohura evropiane.

Por menaxheri i Gladbachut, Max Eberl ka konfirmuar se prishtinasi nuk do të largohet nga skuadra e tij së paku deri në verë.

“Ajo çfarë mund të them është se Xhaka nuk largohet gjatë janarit për asnjë shumë. Kjo është ajo që mund të them pasi jam i sigurt në qëndrimin e tij deri në verë”, ka thënë Eberl për ‘Bild’, transmeton Telegrafi.

Fundamenti

Kujtojmë që Graniti është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane pas paraqitjeve të mira me Gladbachun.

Për shërbimet e kosovarit interesim kanë shprehur, Arsenal, Liverpool, Atletico Madrid, Sevilla, Inter dhe Bayern Munich.

Gladbach e vlerëson lartë yllin e saj, pasi për ta lënë të lirë kanë kërkuar mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/