UBT

Vendkalimi kufitar në Stançiq, i rëndësishëm edhe për Luginën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shtyllat e energjisë elektrike, që shkojnë nga Zhegra e deri në Kumanovë, janë dëshmi se në mes të këtyre dy lokaliteteve dikur nuk kishte kufi. Në mes të komunës së Gjilanit e të Kumanovës ka shumë lidhje familjare dhe historikisht komunikimi ka qenë tejet i ngjeshur.

Një komunikim i tillë është vështirësuar me vendosjen e kufijve dhe në mungesë të lidhjes rrugore, këto dy komuna që janë ngjitur njëra me tjetrën ngelën shumë larg.
Në kuadër të bashkëpunimit në trekëndëshin kufitar Kosovë – Serbi – Maqedoni, njëra ndër pikat kryesore ishte vlerësuar hapja e pikës kufitare në fshatin Stançiq, e cila do ta lidhte Gjilanin me Kumanovën.

U mbajtën dhjetëra takime, u bënë zotime e angazhime që kjo rrugë të hapet edhe nga pala maqedonase dhe nga ajo kosovare, pati takime mes kryetarëve të komunave, të ministrave të të dyja qeverive e u involvuan edhe ndërkombëtarët, por kjo pikë nuk u hap.

Komuna e Gjilanit kaherë ka plotësuar zotimin e saj. Rruga nga Zhegra e deri në kufi ka kohë që është ndërtuar. Bile, ajo ka zënë edhe të amortizohet, derisa nga pala maqedonase ka shumë pak lëvizje, për të mos thënë se nuk po veprohet fare.

ARKATANA

Edhe Bashkimi Evropian po e nxit bashkëpunimin ndërkufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, duke ndarë një shumë buxhetore prej 3,2 milionë euro për tri vitet e ardhshme e hapja e pikës kufitare në Stanqiq është mundësi e mirë e zhvillimit ekonomik të rajonit, andaj ka kohë që dy vendet kanë shtuar përpjekjet që kjo nismë të bëhet realitet, por që zhvillimet janë shumë të ngadalshme.

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka theksuar se hapja e pikës kufitare në Stanqiq, shihet si mundësi e mirë e zhvillimit të rajonit, andaj siç ka theksuar ai, që prej mandateve të mëhershme ishte angazhuar që nismat e tilla të bëhen realitet, ngase në këtë mënyrë afrohen edhe me qytetet shqiptare në Luginë të Preshevës, Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Haziri si mundësi të mirë e sheh edhe konkurrimin në projekte të përbashkëta për grante, të cilat i ofron Komisioni Evropian, fonde këto që jepen për zhvillim ekonomik.

“Ne do të caktojmë një person nga stafi i ynë, i cili kryekëput do të merret me koordinimin në mes të komunave për të aplikuar në projekte të përbashkëta”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, derisa deputeti i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, e sheh si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në trekëndëshin kufitar dhe ka thënë se duhet bërë presion mbi Serbinë për të filluar bashkëpunimin ndërkufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë-Trgovishte, që është projekt i Këshillit të Evropës, sepse deri më tani, qeveria e Beogradit nuk ka lëvizur në këtë drejtim as me Kosovën dhe as me Maqedoninë./BujnaociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.