GRANDEMALL

Vendimi për Shqipërinë sot në Tiranë?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Federata Shqiptare e Futbollit është e pakënaqur me faktin se vendimi për Shqipërinë ende nuk ka mbërritur në Tiranë. Gjithsesi burime nga institucioni i futbollit evropian kanë bërë me dije për “Sport Ekspres”, se shumë shpejt raporti i UEFA-s do të mbërrijë edhe në Tiranë.

Gjasat janë që sot FSHF të kenë në dorë analizën e komisionit të disiplinës së UEFA-s, ose e shumta ditën e premte. Sekretaria e komisionit të disiplinës në UEFA ka bërë me dije se për Shqipërinë është aplikuar një mënyrë tjetër njoftimi, ndryshe nga Serbia sepse dy çështjet nuk janë të njëjta për nga argumentimi.

Tifozëve kuqezi dhe FSHF-së iu desh të presin më shumë se 15 ditë për të mësuar nëse Komisioni i Apelit do të ndryshojë apo do të lërë në fuqi vendimin e Disiplinës për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sipas procedurave të UEFA-s, vendimi i zbardhur i Disiplinës i vihet në dispozicion federatave pas kërkesave të këtyre të fundit dhe jo më shpejt se 10 ditë pas marrjes së tij. Përfaqësues të UEFA-s kanë pohuar se të dy federatat kanë depozituar kërkesën për të marrë vendimin e zbardhur.

Eco Higjiena

Pasi ky vendim t’u jepet të dyja federatave, ato kanë të drejtë që brenda 5 ditësh të depozitojnë në zyrat e UEFA-s kërkesën për apelimin e këtij vendimi. Më pas, anëtarët e këtij komisioni, të cilët janë 12 dhe kryesohen nga spanjolli Pedro Tomas, do të marrin kohën e duhur për t’u njohur me çështjen.

Dy nga pjesëtarët e këtij komisioni kanë theksuar se duhet një kohë e caktuar që Apeli të njihet më me detaje me dosjen dhe ndoshta me faktet e reja që mund të depozitojnë federatat e përfshira në këtë çështje. Burimet thonë se nga momenti që mbërrijnë ankimimet do të duhen të paktën 15 ditë që Komisioni i Apelit në UEFA të mblidhet dhe të japë vendimin për një çështje të caktuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.