United Hospital

Vendimi për FAK-un shtyhet për vjeshtë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Nuk ka asnjë iniciativë nga partitë e koalicionit që të procedohet me votimin e amendamenteve kushtetuese për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, para se Kuvendi t’i përmbyllë punimet e sesionit pranveror.

Del se vendimi për FAK-un shtyhet për në vjeshtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka kohë që Qeveria ka proceduar amendamentet, por të cilat u hoqën nga rendi i ditës, për shkak të mungesës së votave nga Lista Serbe. Kjo parti e ka bërë të qartë se nuk do të votojë pro themelimit të FAK-ut.

Mosshqyrtimin e amendamenteve kushtetuese për specialen e ka ngritur deputeti i “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, në seancën e së enjtes. Ai ka thënë se Qeveria e ka futur në lojë FAK-un me Listën Serbe.

ARKATANA

Selimi ka thënë se patjetër duhet themeluar Forcat e Armatosura, edhe kur kundërshton Serbia.

Për FAK-un nuk kanë folur në Kuvend as kryeministri Mustafa e as Ministri i FSK-së, Haki Demolli.
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa qysh më 27 maj të këtij viti kishte miratuar draft-amendamentet e Kushtetutës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ishin amendamentet e njëjta të miratuara nga ish-qeveria Thaçi, por që nuk kishin kaluar procedurat parlamentare për shkak të shpërndarjes së Kuvendit në majin e vitit të kaluar. Por, mos përkrahja e Listës Serbe për këto amendamente, ka bërë që edhe koalicioni aktual të zmbrapset nga synimi për t’i qitur ato në votim në Kuvend

http://koha.net/?id=27&l=68669

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.