Fundamenti

Vendimi është marrë nga ata që aksidentalisht janë në krye të partisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lidhja Demokratik e Kosovës të mërkurën ka prezantuar listën finale të kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, por jashtë kësaj liste ka lënë Agim Veliun, politikanin që para pak kohësh ishte ndër figurat kryesore të partisë.

LDK ka vendosur që kandidat për deputet nga Podujeva të jenë: Ekrem Hyseni, Fatlume Jaha, Fehmi Zeqiri, Mustafe Abazi dhe Qëndrim Softolli.

Pas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, për mos përfshirjen e Agim Veliut në listë, Telegrafi ka kontaktuar me të, i cili edhe kritikoi udhëheqjen e partisë.

UBT

“Vendimi është marrë nga ata që aksidentalisht janë në krye të partisë”, u shpreh shkurtimisht ai.

Agim Veliu kishte qenë kryetar i Podujevës për disa mandate, ai po ashtu është deputet i Kuvendit të Kosovës. Para pak kohësh, Veliu kishte deklaruar se “për të gjithë ata që pretendojnë që në çfarëdo forme të më shohin jasht LDK-së, e kam një porosi: askush dhe asnjë forcë nuk mund ta largojë Agim Veliun nga LDK-ja”.

Ndryshe, LDK tashmë ka nisur takimet me qytetarë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke prezantuar programin e partisë dhe kandidatët për deputet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.