Eko Higjiena

Veliu: LDK shumë shpejt do të dalë me kandidatin për kryeministër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidati i partisë së tij për kryeministër të vendit në zgjedhjet e 11 qershorit, kurse zyrtarët e lartë të kësaj partie thonë se ende nuk është caktuar emri i pretenduesit për shefin e ekzekutivit të vendit.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë për Telegrafin se LDK ende nuk është përcaktuar se kë do ta kandidojë për kryeministër.

“Organet e partisë shumë shpejt do të dalin me emrin e kandidatit të LDK-së për kryeministër”, tha Veliu.

Ndërsa, i pyetur për koalicionet parazgjedhore, nënkryetari i LDK-së ka theksuar se po vazhdojnë takimet dhe bisedat me subjektet politike.

“Jemi në biseda me disa subjekte politike, por ende nuk ka vendim të partisë lidhur me koalicionet”, ka shtuar Veliu për Telegrafin

GRANDEMALL

Ndryshe, nga e shtuna, kur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidati i partisë së tij për kryeministër, mediat kanë spekuluar lidhur me emrat e kandidatëve të mundshëm, të cilët do të mund të nominoheshin nga ky subjekt politik për kryeministër.

Në vazhdën e këtyre spekulimeve janë lakuar emrat e Lutfi Hazirit, Kujtim Shalës, Avdullah Hotit.

Ndërsa, si prurje të reja në LDK po përmenden emrat e analistit Driton Selmanaj dhe drejtorit të Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku.

Duket se LDK-ja nuk do të jetë e vetme në koalicionin parazgjedhor, dhe se së bashku në koalicion me të, do të jenë edhe “Alternativa” e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës. Se janë duke diskutuar për një gjë të tillë, nuk e ka mohuar njëri prej titullarëve të Alternativës, Ilir Deda.

Ndryshe, Mustafa, në tubimin e LDK-së, të zhvilluar dje në Istog, ka thënë se do ta diskutoj më kryetarët e degëve të LDK-së dhe anëtarët e kryesisë, për atë se kush do të jetë mandatari i partisë për kryeministër. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.