Fundamenti

Refuzimi i Kurtit për të shkuar në Prokurori, Isufaj: Çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, në një konferencë për media është pyetur rreth refuzimit të kryeministrit Kurti për të shkuar në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi.

Ai ka thënë se ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Isufaj shtoi se ftesa për të dëshmuar është procedurë ligjore dhe cdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.

Kryeprokurori tha se nuk i “interesojnë fare” deklaratat e askujt.

“Ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Kosovës përfshirë edhe për zyrtarët e lartë shtetërorë. Ftesa për dhënie dëshmie është procedurë e rregullt dhe çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionin e drejtësisë, prandaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve publike përfshirë Qeverinë që të tregojnë përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe të shmangin retorikën që synon politizimin e drejtësisë. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e askujt se fare nuk më interesojnë, po flas për atë që unë e ndij dhe që mendoj se duhet bërë”, tha ai.

FIDANISHTJA

Ai tha se Sistemi Prokurorial dhe Sistemi gjyqësor nuk janë për të bërë skenarë.

“Ne punën tonë e kemi të përcaktuar me ligj dhe Kushtetutë dhe nuk bëjmë dallime as për nga pozita as për nga emri”, tha ai.

Isufaj tha se nuk ka informacione që dikush është intervistuar në Zyrën e Kryeministrit.

“Unë nuk kam informacione nëse ndokush ndonjëherë është intervistuar në Zyrën e Kryeministrit, ndoshta edhe mund të ketë por unë nuk e di. Të paktën përderisa unë po bëhen 5 vite që jam kryeprokuror i kësaj prokurorie situata të tilla s’kemi pasur”, tha ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.