Veliaj vetë e teta, me aktakuzë

Pesë ditë para se Natali Veliaj t’i skadojë afati i masës së paraburgimit, një prokuror ndërkombëtar ngriti aktakuzë ndaj saj dhe tetë të tjerëve për skandalin e pasaportave. Afati i paraburgimit për të mbaron më 12 nëntor kur mbushën rreth një vit nga arrestimi i saj.
Prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ngriti të enjten aktakuzë në tërësi kundër nëntë të pandehurve për të ashtuquajturin rasti i pasaportave.
EULEX-i njofton se rasti ka të bëjë me vjedhjen e 1.4 milion eurove që ka ndodhur në kuadër të kontratës publike për furnizim me pasaporta biometrike në MPB.
Të pandehurit akuzohen për krim të organizuar dhe shpëlarje të parave, si dhe vepra tjera penale. EULEX-i nuk jep emrat e të akuzuarve, por Tribuna ka kuptuar se personat që tashmë kanë aktakuzë janë Natali Veliaj, Betim dhe Fisnik Blakaj, Nazmi Thaçi, Ergyn Dogani, Jakup Blakçori, Hashim Shala, Imer Fazlia dhe Sefedin Shala…(Tribuna).