Në Viti sekuestrohet armatim, në Gjilan kanoset një qytetar

Gjilan – Në rrugën “2 Korriku”, në Viti gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 30 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një thikë.
Të dyshuarit (pronarët e shtëpive të bastisura) janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Kurse në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan është raportuar se ankuesit mashkull kosovar derisa ka qenë duke ecur, një person i dyshuar i panjohur nga një veturë në lëvizje, ia ka drejtuar armën.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/